Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMe PDK-në apo VV-në në balotazh? Quni flet për mundësinë e koalicioneve...

Me PDK-në apo VV-në në balotazh? Quni flet për mundësinë e koalicioneve në Prizren

ë dielën e 17 tetorit qytetarët e Kosovës kanë votuar për të parin e komunave të tyre.

Nga 38 komuna sa gjithësej janë zhvilluar zgjedhjet, 17 prej tyre kanë vendosur që në raundin e parë, dhe 21 komuna të tjera pritet të zgjedhin në raundin e dytë në balotazh.

Në mesin e komunave me balotazh bën pjesë edhe njëra ndër komunat më të mëdha të Kosovës, Prizreni.

Me 40,43 për qind të votave arriti të dal i pari kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, por që nuk arriti të fitojë pa balotazh.

Kundërkandidati i tij në zgjedhjet e raundit të dytë është ai i PDK-së, Shaqir Totaj, i cili arriti të fitojë plot 31,10 për qind të votave. Kështu të dy kandidatët shkojnë në zgjedhje në raundin e dytë, duke lënë pas Anton Qunin nga LDK dhe Zafir Berishën nga NISMA.

Anton Quni arriti të fitojë vetëm 14,98 përqind besim nga qytetarët e Prizrenit.

Lajmi.net e ka kontaktuar atë rreth rezultateve të zgjedhjeve në këtë komunë si dhe mundësinë e ndonjë koalicioni eventualisht me ndonjërën nga dy partitë.

Quni u shpreh se përkundër ngritjes së theksuar të kësaj partie, sipas tij ishte e pamjaftueshme që të vazhdohet gara për kryetar të komunës së Prizrenit.

“Lidhur me rezultatet përkundër asaj që kemi pas ngritje të theksuar ka qenë e pamjaftueshme që të vazhdojmë në garën për kryetar të komunës”, tha Quni për lajmi.net.

E për mundësinë e një koalicioni të mundshëm me dy partitë, Quni sqaroi se ende s’ka asgjë konkrete, dhe se sipas tij kjo temë duhet diskutuar brenda strukturës si dhe në interes me qytetarët.

“Tani nga këto pozita ne do e shtrojmë këtë temë brenda strukturës gjithnjë në koordinim me qendër, por edhe me interes të qytetarit se si do të jetë pozicionimi ynë i ardhshëm në opozitë apo në koalicion me njërën nga partitë, ende asgjë nuk është e qartë”, ka përfunduar ai.

Nërkohë zgjedhjet e raundit të dytë pritet të mbahen me 14 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments