“Ne nuk jemi rob por punëtorë”, “Aeroporti është djersa dhe shëndeti ynë”, “Stop diskriminimit”, ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në pankarta.
“Nuk e meritojnë që punëtorët e Adem Jasharit janë të larguar nga puna, e papranueshme që shteti nuk ka reaguar. Kërkojmë që institucionet të merrem me neve, përndryshe protestat do të jenë më të radikalizuara. Ne nuk do të heshtim asnjëherë”, u tha në protestë.