Qytetarëve të cilët nuk kanë votuar ende, iu ka mbetur më pak se një orë për ta ushtruar këtë të drejtë.
Në orën 19:00 do të mbyllen të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur mëngjesin e sotëm, në orën 07:00.
Procesi zgjedhor gjatë ditës së sotme ka shkuar qetë, institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 16:00 ka përditësuar të dhënat e fundit rreth daljes së votuesve në zgjedhje.
Deri në këtë kohë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale