Sunday, November 24, 2024
HomeBotaMe dy doza të AstraZeneca-s, shefi i opozitës britanike pozitiv me Covid-19

Me dy doza të AstraZeneca-s, shefi i opozitës britanike pozitiv me Covid-19

Udhëheqësi i opozitës në Britaninë e Madhe, kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, ka dalë pozitiv në testin për Covid.

Për këtë arsye, ai nuk do të mund të marrë pjesë në debatin parlamentar për buxhetin, ku do t’i paraqiten pyetje Kryeministrit Boris Johnson.

Lajmin për infektimin e kryeopozitarit e konfirmoi vetë Partia Laburiste.

Ish-kryetari i Partisë Laburiste, Ed Miliband, po merr pjesë në debat dhe pritet që kancelarja nën hije, Rachel Reeves, të reagojë për buxhetin.

Keir Starmer është i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments