Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMe drita të policisë dhe të armatosur: Si ra pre e grabitjes...

Me drita të policisë dhe të armatosur: Si ra pre e grabitjes në Shqipëri 21 vjeçari nga Kosova

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e një makine mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Thuhet se gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirena të policisë kanë grabitur një qytetar nga Kosova duke i marrë automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Meriton Ahmetaj, 21 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve. Ai ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me sirenë policie i janë venë në ndjekje.

Drejtuesi i automjetit ka menduar se janë zyrtarë policor dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Nderkohë që kur ka vënë re se automjeti po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.

Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilën udhëtonte qytetari nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.

Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë makinën, duke e kanosur atë.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorëzuar automjetin grabitësve.

Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët. /Panorama/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments