Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaMbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat

Mbyllja e lokaleve, gastronomët thonë se po i mendojnë protestat

Gjendja në sektorin e gastronomisë nuk është aspak e mirë, kjo pasi ditëve të fundit u janë shqiptuar gjoba deri në 2 mijë euro si pasojë e masave të reja që u kërkojnë të punohet vetëm në hapësirat të hapura.

 

Mirëpo nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, ata duke janë shqyrtuar edhe mundësinë e protestave apo mbylljen e bizneseve pasi janë buzë falimentimit.

“Nuk ka shpresë, për momentin nuk kemi shpresë me këto të fundit çfarë ka ndodhur, besomë që jemi në prag të falimentimit ose jemi në një gjendje që duhet ose me bë protestë masive ose mi mbyll të gjitha bizneset e atëherë ndoshta i hap sytë se jemi edhe ne një faktor si tatimpagues dhe në gjëra tjera”.

Hashani thotë se tashmë dënimet janë të mëdha pasi po monitorohet edhe zbatimi i Ligji anti-duhan.

“Ne si Shoqatë kemi qenë gjithmonë dakord me masat e sidomos tash me numrin e rasteve dhe kemi qenë edhe pro mbylljes edhe pse nuk na kanë premtuar ndihmë shteti, dhe tashmë na kanë lejuar vetëm në terrasa në kapacitet prej 70% e edhe këtë nuk po na bëjnë të lejueshme me punuar. Dje veçse kanë pasur një aksion duke mbyllur shumë biznese deri më datën 13 shtator e shumicën i kanë gjobitur, duke e ditur që një gjobë prej 2 mijë eurove është shumë e lartë”.

“Shteti ta ka lejuar me punuar, por po kapen me një ligj të duhanit që nuk ka qenë aspak e aplikueshme askund me arsyetimin që terrasat nuk i kanë kushtet e tash po dënojnë duke na lënë fajin, kjo është thikë me dy tehë dhe po bëjnë dallime tek bizneset, duke bërë selektim, dhe është totalisht e gabuar kjo qasje”.

Ai thotë se ballafaqimi me krejt këtë situatë dhe me masat po është i vështirë për bizneset, pasi nuk po e kanë të lehtë pagesën e gjobave me kosto mjaftë të lartë, raporton EO.

“Është shumë e vështirë ballafaqimi me këto masa, duke e ditur që gjithmonë kemi qenë në kushte jo të rregullta dhe ne si biznese e kemi shumë të vështirë pagesën e këtyre gjobave që vinë dhe e bëjnë si asgjë një dënim prej 500, apo 2 mijë euro që janë vlera të hatashme dhe gjithçka është kundër neve. Kjo ka të bëjë shumë me qasjen e tyre ndaj nesh ku jemi duke u munduar të mbijetojmë”.

Tashmë edhe numri i klientelës ka rënë thotë ai, krejt kjo nga frika e respektimit të masave.

“Njerëzit që hynë brenda në lokale  kemi propozuar që tu kërkohet libreza e vaksinimit, apo edhe testi por edhe kjo ide u refuzua nga ministri. Pra ne si shoqatë kemi bë të pamundurën dhe tashmë lind ideja pse jemi vaksinuar dhe pse t’i kemi këto pasoja nga keqmenaxhimi i tyre. Edhe numri i klientelës ka ra për shkak se edhe frika dhe distanca dhe gjithçka është kundër nesh”.

Me masat e reja të marra nga Qeveria, që janë në fuqi deri me 13 shtator, sektori i gastronomisë mund të punojë vetëm deri ne orën 21:30 dhe atë vetëm në ambiente të hapura e duke e shfrytëzuar vetëm 50% të hapësirës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments