Dy skuadrat janë duke u përballur mes vete në kuadër të xhiros së 14-të.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit është mbyllur baras 0-0.
Ndeshja nisi furishëm me të dyja skuadrat që tentonin të gjenin golin e epërsisë.
Në vazhdim Prishtina mori iniciativën dhe pati disa raste të mira shënimi, por pa arritur të tund rrjetën e Dukagjinit.
Edhe mysafirët patën rastet e tyre, megjithatë 45 minutat e parë u mbyllen baras pa gola 0-0.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat në pjesën e dytë të këtij takimi.