Gjiganti italian është duke avancuar pas 45 minutave të para.
Milani është duke mposhtur Salernitanan me rezultat 2-0.
Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi, dhe arritën të kalojnë herët në epërsi përmes Franck Kessie në min e 5′.
Në min e 15′ për Milanin u lëndua Pietro Pellegri i cili u detyrua të largohej nga loja dhe në vend të tij u inkuadrua Rade Krunic.
‘Rossonerët’ vazhduan me lojë të bukur edhe në vazhdim dhe dyfishuan avantazhin në min e 18′ me golashënues Alexis Saelemaekers.
Deri në fund gola më nuk pati, dhe vendasit shkojnë në pushim me rezultat 2-0.