Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Serie A.
Skuadra e Interit është duke avancuar 0-1 ndaj Empolit.
‘Nerazzurët’ që nga fillimi i ndeshjes ishin më kërkues në tentim të gjejnë golin e epërsisë.
Pas tentimeve të shumta ishte Danilo D’Ambrosio ai që i dha epërsinë Interit në min e 34′.
D’Ambrosio shënoi një gol të bukur në kokë pas asistimit të Alexis Sanchez.
Deri në fund gola më nuk pati, dhe kështu Interi shkon në pushim në epërsi minimale 0-1.
Në ndeshjën tjetër mes Cagliarit dhe Romës pjesa e parë është mbyllur baras 0-0.
Pavarësisht rasteve rrjetat nuk janë tundur ende dhe ekipet kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë.