Ka përfunduar pjesa e parë mes Cadizit dhe Barcelonës.
Katalunasit janë duke dominuar në çdo aspekt, por ende nuk e kanë gjetur rrugën drejt golit, me pjesën e parë që përfundoi me rezultat 0 – 0.
Barcelona kishte plotë 79 për qind të posedimit të topit, duke zhvilluar lojë ofensivë, por u mungoi goditja finale.
Sulmuesi Memphis Depay provoi disa herë se bashku me Luuk de Jong, por goditjet u bllokuan nga mbrojtja e Cadizit.
Ndërkohë, vendasit në këtë pjesë nuk arritën të bëjnë as edhe një gjuajtje të vetme.
Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe gjatë 45-minutëshit të dytë.