Kombëtarja e Anglisë U21 është duke e mposhtur Kombëtaren e Kosovës U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Tre Luanët” janë ne epërsi me rezultat të dyfishtë, 2 – 0.
Brewster kaloi Anglinë në epërsi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).
Kurse, Palmer dyfishoi epërsinë për Anglinë (27′) përmes një goli mjaftë të bukur.
Kosova gjithashtu krijoi disa aksione, por të pafat në konkretizimin e rasteve.
Ndërkohë, posedimi i topit dukshëm i takoi vendasve.
Vlen të ceket se i pranishëm në tribuna duke e shikuar këtë takim është edhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Angli 2 – 0 Kosovë.