Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Italisë dhe Spanjës.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales ndërmjet Spanjës dhe Italisë në “Wembley”.
Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.
Dani Olmo pati një rast të mirë, por intervenimi bravoroz i Donnarummas e shpëtoi Italinë.
Spanja pati gjithsej pesë tentime dhe Italia nuk rrezikoi portën e Simon përpos rastit të Barellas, i cili ishte në pozitë jashtë loje.
Në fund të pjesës së parë, ishte Emerson i cili pati një rast të mirë, por goditi shtyllën.
Rezultati i pjesës së parë, Italia 0-0 Spanja.