Sot janë zhvilluar tri duele interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica ka arritur të mposht Malishevën me rezultat minimal 1-0.
Vendimtarë ishte goli i Harallam Qaqit në min e 19’ që i solli një fitore shumë të rëndësishme Drenicës.
Në anën tjetër Gjilani ka mposhtur Llapi 2-1.
Fillimisht ‘llapjanët’ kaluan në epërsi me golin e Francisco Rivieras në min e 18’.
Megjithatë, ‘Skifterat’ u ktheyn në lojë në pjesën e dytë ku fillimisht Gerhard Progni shënoi në min e 65’ për 1-1.
Ndërsa golin e fitores e realizoi Armend Halili me kokë në min e 89’ pas një krosimi të Porgnit.
Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 me Feronikelin.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet, rrjetat nuk u tëndën dhe të dyja ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë nga kjo përballje.
Nesër nga ora 15:00 luhen dy takimet tjera të xhiros së shtatë, Drita udhëton për tu përballur me Dukagjinin, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ulpianën.