Kanë përfunduar pjesët e para në të dy takimet që janë duke u zhvilluar në grupin A për xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
PSG është në epërsi ndaj Club Brugge me rezultat 3 – 0, derisa Manchester City është duke u mposhtur nga RB Leipzig (1-0).
Kylian Mbappe realizoi dygolësh për “Parisienët” për vetëm shtatë minuta. Fillimisht, shënoi pas një topi të kthyer, derisa pastaj pesë minuta më vonë dyfishoi epërsinë me një gol të bukur në stilin vollej.
Ndërkohë, për golin e tretë u përkujdes Lionel Messi, me një eurogol nga distanca (37’).
Kurse, RB Leipzig është duke e mposhtur me rezultat minimal 1 – 0 gjigantin anglez.
Ishte Dominik Szoboszlai që realizoi golin e vetëm pas një asistimi të bukur nga Laimer, ku pastaj kaloi portierin dhe realizoi në portën e zbrazur.
Mbetet të shihet nëse do mbesin këto rezultat edhe në 45 minutat e dytë.