Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Llapi është duke i dhënë ‘leksion’ Ulpianës, pasi është duke e mposhtur me rezultat bindës 0 – 3.
Valmir Veliu (8′), Bujar Idrizi (30′) dhe Arbnor Ramadani ishin golashënuesit e Llapit për këtë pjesë.
Ndërkohë, Prishtina është duke e mposhtur Malishevën me rezultat 2 – 0.
Ishte Besnik Krasniqi që shënoi golin e parë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (23′), derisa në fund shënuan për rezultatin 2 – 0.
Ndërkohë, në Drenas, ende nuk ka gola ndërmjet Feronikelit dhe Dritës.
Ndeshja është e baraspeshuar, me dy skuadrat që janë duke u munduar të gjejnë rrugën drejtë golit.