Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ballkani është duke e mposhtur Llapin (1 – 0), derisa Malisheva dhe Feronikeli kanë luajtur deri me tani pa gola.
Ballkani gjeti golin përmes talentit Ermal Krasniqi që realizoi një gol mjaftë të bukur.
Tifozët e vendasve “Xhebrailat” janë larguar nga tribuna nga policia, shkaku i ofendimeve për kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Ndërkohë, në takimin tjetër, Malisheva dhe Feronikeli janë duke zhvilluar lojë të mirë, por pa gola.
Dy skuadrat kanë pasur disa raste, që u mungoi finalizimi.
Mbetet të shihet nëse do mbesin këto rezultate edhe pas pjesës së dytë.