Janë duke u zhvilluar dy takime në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Malisheva janë duke luajtur baras pas 45 minutave 1-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Hasan Hysenit në min e 14′.
Ndërsa krejt në fund të pjesës së parë Gerhard Progni realizoi për 1-1.
Në anën tjetër Drenica dhe Ballkani po luajnë baras pa gola 0-0.
Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, rrjetat nuk janë tundur ende.