Arbnora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Arber Sejdiu, ka thënë se do të ankohen për vazhdimin e masës së paraburgimit për 2 muaj që iu vazhdua sot klientit të saj.
Ajo ka thënë që s’ka kushte për vazhdimin e kësaj mase, ani pse se ka pranuar ende arsyetimin e gjykatës.
Arbnora Shefkiu, që mbron Arbër Sejdiun, tregoi edhe arsyen se pse klienti saj ka vendosur të mos deklarohet para prokurorit.
“Jemi takuar me te edhe i kemi sqaruar te gjitha çështjet, i njëjti është njoftuar qe mundësitë për me ju vazhdu janë me te mëdha. Arsyeja qe s’është deklaruar është se jemi njoftuar vetëm 4 ore ma herët dhe s’jemi përgatitë për me dhëne një deklarate dhe gjithashtu mungonte raporti i autopsisë” tha Shefkiu
Shqyrtimi gjyqësor pritet të fillojë pas raportit të mostrave të ADN-së për Arbër Sejdiun, Dardan Krivaçen e Marigona Osmanin.
“Klienti im e ka dhëne një deklarate dhe pas shqyrtimit gjyqësor do ta sqaroje me detajisht. Jemi ne pritje te raportit te mostrave te ADN-se te Arber Sejdiut, Dardan Krivaçes dhe Marigona Osmanit, pastaj pritet edhe shqyrtimi gjyqësor” përfundoi ajo.