Mbretëresha Elizabeta e dytë ka anuluar një udhëtim në Irlandën e Veriut dhe ka “pranuar me ngurrim këshillën mjekësore për të pushuar gjatë ditëve të ardhshme”, tha Pallati Buckingham.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 95-vjeçarja do të qëndrojë në Kështjellën Windsor por ende pritet të marrë pjesë në konferencën e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow më vonë këtë muaj.
Mbretëresha është me “disponim të mirë”, por e “zhgënjyer” që vizita nuk mund të vazhdojë, tha pallati.
Ajo do të fillonte të mërkurën udhëtimin dy-ditor.
Mbretëresha ka marrë pjesë në një sërë ngjarjesh ditët e fundit, duke pritur një Samit Global të Investimeve në Kështjellën Windsor të martën në mbrëmje.