Vendimi i ri i Qeverisë për shtesat e mjekëve ka bërë që kjo të mblidhet sot Sindikata e Shëndetësisë,
Ata për pakënaqësitë e tyre i kishin dhënë ultimatum Qeverisë Kurti që deri më 13 shtator ta ndryshoj vendimin.
E, si pasojë e mosreflektimit të ekzekutivit, Sindikata është mbledhur sot dhe po diskuton për masat që do të ndërmarrin, përfshirë këtu edhe protestat.
Këtë e ka thënë për Front Online kryetari Blerim Syla, i cili tha se pritet që të premten të mbahet protesta para qeverisë.
“Jemi në mbledhje për këtë çështje. Jemi në përgatitje të protestës, por jemi në takim për momentin. Brenda javës pritet me protestu. Unë besoj që kah e premtja ka me ndodh diçka”, tha ai.
Ai tha se nuk kanë pranuar askush nga Qeveria që të takohen dhe të diskutojnë.
“Jo jo nuk kanë pranu mu taku asnjëri”, tha ai,
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë në vlerë të 10 për qind të pagesës bruto për punëtorët shëndetësorë për muajt gusht, shtator dhe tetor.
Këtë vendim, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e ka konsideruar “vendim skandaloz dhe ofendues”.