Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMblidhet komisioni hetimor për energjinë

Mblidhet komisioni hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të bëhet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 27.07.2022 si dhe dot ë bëhet zgjedhja e ekspertëve. Mbledhja fillon në ora 14:00.

Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments