Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMbledhja e Qeverisë, këto dy vendime priten të merren për Ukrainën!

Mbledhja e Qeverisë, këto dy vendime priten të merren për Ukrainën!

Sot, në ora 10:00, është paralajmëruar të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

IndeksOnline merr vesh se në ren dite janë në shqyrtim 31 pika.

Ndër to, është edhe shqyrtim-propozim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në emër të dërgimit të kontigjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, viktimë e agresionit rus.

Po ashtu, sot do të shqyrtohet propozim-vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të gazetarëve ukrainas, përfshirë edhe anëtarët e ngushtë të familjes së tyre.

Ndërkohë, pikat e tjera të mbledhjes kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe negocimin e marrëveshjeve të ndryshme të kredisë.

Kurse, njëra ndër pikat ka të bëj edhe me funksionimin e komunave gjatë kësaj periudhe, dhe miratimi i buxhetit për komunat si: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë.

E pika 17 e rendit të ditës ka të bëj me shqyrtimin e nismës për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments