Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaMbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, Tahiri: Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe në rrafshin e jashtëm

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se që nga vendosja e sanksioneve nga BE-ja, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e  jashtëm. Tahiri ka thënë se pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë.

“Sot pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë. A mund të bëhet më shumë? A mund të bëhet më mirë? Natyrisht që po. Nuk ka asnjë dyshim se MaMirë do të bëhet pas 9 shkurtit 2025”, ka shkruar tahiri në Facebook.

“Më 28 qershor 2023, Bashkimi Evropian e njoftoi Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve, ose, nëse do t’i quajmë pak më butë, “masave”. Që nga ajo periudhë, të vetmet mjete të BE-së që shpenzohen në Kosovë janë pagat për stafin e tyre, ndërsa angazhimet e tjera janë në “standby”. Pamundësia për të shfrytëzuar fondet e para-anëtarësimit të BE-së si masë, është shoqëruar paralelisht me një masë edhe më të rëndë: mospërfshirjen e Kosovës si aktor dhe faktor në zhvillimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments