Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMbi njëmijë profesionistë shëndetësorë nuk kanë marrë pagat e muajit mars dhe...

Mbi njëmijë profesionistë shëndetësorë nuk kanë marrë pagat e muajit mars dhe prill

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se mbi njëmijë profesionistë, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, nuk janë paguar për muajin mars dhe prill.

Zemaj i LDK-së, që tash është anëtar në Komisionin parlamentar për Shëndetësi akuzon Qeverinë dhe MSH-në se po i injoron mijëra veta që kanë punuar e s’janë paguar.

“Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH”, shkroi Zemaj në Facebook.

Ish-ministri thotë se institucionet as nuk i janë përgjigjur punonjësve të angazhuar, që nuk i kanë marrë pagat.

“Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare”.

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Shëndetësi në kuadër të Parlamentit, Zemaj thotë se ka takuar disa prej të angazhuarve që nuk janë paguar.

“Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim”, thotë ai.

“Heronjtë e ditëve tona”, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments