Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 517 persona kundër COVID-19.
Ndërsa, deri tani kundër këtij virusi janë dhënë 189 mijë vaksina.
45 mijë e 15 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës. Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.
Kujtojmë që me furnizimin me vaksina shtesë, është rritur numri i personave që po vaksinohen.
Në mungesë të vaksinave, javën e kaluar në një komunë janë ndalur thirrjet e disa qytetarëve për vaksinim.