Tuesday, February 4, 2025
HomeLajmeKosovaMbi 61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

Mbi 61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbejnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Por, pavarësisht kësaj, nga komuna kanë deklaruar se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve.

Kjo çështje u ngrit në opinionin publik pas ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë vdiqën tragjikisht si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër në këtë fshat.

Objekti i rrënuar, që u bë vend i kësaj tragjedie, ishte i braktisur që pas përfundimit të luftës në Kosovë, më 1999.

Duke qenë në pronësi private, komuna nuk ka pasur kompetenca të ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me objektin.

Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments