Qytetarët Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.
Deri dje janë konvertuar 6100 patentë shoferë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka zgjatur afatin për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.