Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMbi 45 milionë euro borxhe, aksion i madh ndaj borxhlinjve të ujit...

Mbi 45 milionë euro borxhe, aksion i madh ndaj borxhlinjve të ujit në Prishtinë, s’ka “pardon” për askënd

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka organizuar aksion ndaj borxhlinjve të mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë.

Sipas KRU-së, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë janë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Zëdhënësja e kompanisë, Arjeta Mjeku, ka deklaruar se vjedhja e ujit, në çfarëdo mënyre, është vepër penale e cila mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Në njërën prej kompanive që u bë shkyçja, konsumatori që kishte kontratë pati 400 euro borxh, teksa i njëjti u paralajmërua pesë herë se mund t’i shkyçej uji në rast mospagese.

“Inspektorët më njoftuan se këtu kanë qenë edhe para një muaji dhe i kanë paralajmëruar. Asgjë nuk është ndërmarrë. Nuk kemi kohë me u marrë me arsyet se pse nuk është paguar uji”, tha Mjeku.

Ajo shtoi se tolerime do të ketë vetëm për rastet sociale.

Një tjetër konsumator nuk ka paguar faturat që nga viti 2017, teksa ai mori 11 vërejtje.

Ujëmatësi i tij do të shkyçej nga rrjeti i ujësjellësit pa u dhënë mundësia të dialogohej.

Megjithatë, konsumatori pati ujëmatësin brenda në shtëpi. Atij iu përgatit vërejtja me shkrim dhe nëse nuk kryhet pagesa, do të bëhet depërtim dhe shkyçje me forcë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments