Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 357 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 7027 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 15 mijë e 835.
Në total, janë dhënë 1 milion e 66 mijë vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithsej 369 mijë qytetarë.