Më shumë se 100 ushtarë rusë thuhet se u vranë nga breshëria e raketave ATACMS që goditën së fundmi bazën stërvitore në Ukrainën lindore, e cilësuar si një nga humbjet më të mëdha të rusëve.
Raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi kanë thyer rusët në vetëm 95 sekonda.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), sulmi në qendrën e trajnimit midis qyteteve Kuban dhe Mozhnyakivka ka lënë të vdekur 116 trupa ruse.
Kreu i qendrës për Studime Ushtarake-Ligjore të Ukrainës Oleksandr Musiienko ka thënë që sulme të tilla janë vendimtare në rajonin e Luhanskut.
“Është pikërisht në territorin e pjesës verilindore të Luhanskut ku Rusia ka trajnuar dhe koordinuar njësitë e saj për një përshkallëzim”, tha Musiienko.
Ndryshe, sulmet e thella në terrenet ruse shihen si pjesë e rëndësishme e strategjisë ukrainase për të ndalur vrullin e Moskës.