Mbesës së ideologes së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, Marion Marechal Le Pen, i ka dalur punë të analizojë dyndjet fetare islame në Francë, me ç’rast ka lidhur analogji edhe me shqiptarët në Kosovë.
“Kosova”, thotë mbesa e djathtistes së skajshme politike, “Është historikisht territor ortodoks serb, por është kolonizuar nga myslimanët shqiptarë me vite”.
Ajo në një video ku e “vajton” ardhjen e myslimanëve në Francë, e lidh me atë që, sipas saj, “është situatë e njëjtë me Kosovën”.
“Demografia krijon historinë, vetëm shihni Kosovën. Ky vend që ka qenë i dominuar nga ortodoksë serbë”, ka rënkuar ajo.
Duhet të mbajmë mend, se për nga trungu familjar ideologjik i këtyre tre gjeneratave të fundit të Le Pen-ëve, mund të gjenden tendenca dhe qëndrime kryesisht raciste dhe anti-islame të cilat për publikun francez janë të mirënjohura.