Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMbaron dëshminë Safete Hadergjonaj, thotë se ndjehet e shqetësuar që nuk iu...

Mbaron dëshminë Safete Hadergjonaj, thotë se ndjehet e shqetësuar që nuk iu dha mundësia të flasë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka mbaruar dëshminë e saj dëshmitarja Safete Hadergjonaj, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, e cila në fund tha se ndjehet e shqetësuar qe nuk iu dha mundësia për të folur.

“Ndjehem e shqetësuar që nuk ma ke dhënë mundësinë me fol, por i kuptoj rregullat e gjyqit”, tha Hadergjonaj.

Ajo filloi të fliste edhe për Pjetër Shalën, mirëpo fjala iu ndërpre nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

“Unë jam institucionaliste, besoj në drejtësi dhe ju panel i gjyqtareve, kam bindje që nuk do të dëgjoni as këtë palë, as këtë palë dhe do ta nxjerrin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe do ta thoni drejtësinë këtu. Nëse ka drejtësi në këtë gjykatë, ai burrë që nuk ia pava ftyrën do të…”, tha dëshmitarja.

Ndryshe, mbrojtja e Shalës nuk kishte raund tjetër të pyetjeve, ndërsa trupi gjykues nuk parashtroi pyetje për dëshmitaren.

Gjyqtarja Veldt-Foglia tha se pas pushimit të drekës do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmisë së një dëshmitareje tjetër.

Avokati Laws- Hadergjonajt: A e kuptoni sa e dhimbshme është për personat që kanë vuajtur në Kukës të dëgjojnë dikë duke thënë se është gënjeshtër?

Në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtësi i viktimave Simon Laws, ka pyetur dëshmitaren, Safete Hadergjonaj se a e ka menduar ndonjëherë se sa e dhimbshme është për personat që sipas tij kanë vuajtur në Kukës, ta dëgjojnë dikë të thotë se ka qenë e gjitha gënjeshtër.

Laws e bëri këtë pyetje, pasi dëshmitarja Hadergjonaj insistoi në qëndrimin e saj se në Kukës nuk ka pasur krime dhe të gjitha janë sajesa nga Shërbimi Sekret Serb, raporton “Betimi për Drejtësi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments