Fituesit e Kupës së Botës ka një listë me 26 lojtarë shumë të talentuar, andaj është normale të shihen si favoritë.
Por, ndoshta ka probleme mes dy lojtarëve të Francës para se të hyjnë në turne.
Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe kanë pasur disa probleme në miqësoren ndaj Bullgarisë.
Sulmuesi i Chelseas iu drejtua yllit të PSG-së se nuk është duke ia pasur topin pas fitores.
“Ndonjëherë duhet të vraposh dhe topi nuk arrin. Ndoshta mund të gjenim njëri-tjetrin në mënyrë më të mirë”, tha ai për Daily Mail.
Mbappe nuk reagoi mirë pas këtyre komenteve.
L’Equipe raporton se talenti u ndje i sulmuar sa që dëshiroi të thërriste konferencë për media që të ‘thumbojë’ Giroud.
Por, Didier Deschamps refuzoi ta lejonte dhe kërkoi nga ai të koncentrohet në ndeshjen ndaj Gjermanisë.
Me dy lojtarët që nuk kanë raporte të mira, reagimi i Mbappes pas golit të parë të Giroud ndaj Bullgarisë ishte mjaftë interesantë.
Shumë bashkëlojtarë të Francës, përfshirë Benjamin Pavard dhe Raphael Varane ishin të lumtur kur Giroud shënoi, por jo Mbappe. Yllli i PSG-së nuk reagoi aspak dhe ktheu menjëherë topin në anën tjetër.
Është e rëndësishme të mos e shohin reagimin e Mbappes, ngase ishte vetëm miqësore.
Por, është e qartë se Mbappe nuk e shijoi golin e Giroud.
Mbappé, tout heureux de voir marquer Giroud 🙃 pic.twitter.com/DKE5sV958l
— Noumea Stellaire (@NoumeaMhs) June 10, 2021