Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMbahet takimi vjetor në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj...

Mbahet takimi vjetor në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor.

 

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.

Zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit për shkollim, trajnim, shkëmbim të përvojave si dhe ekspertizë profesionale në shumë lëmi ushtarake.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments