Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMazreku: Të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave të trafikut për regjistrim të...

Mazreku: Të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave të trafikut për regjistrim të veturave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se më nuk do të ketë nevojë për vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën. Lidhur me këtë, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka deklaruar për Express se kjo do të lehtësojë procedurat e regjistrimit të veturave

Mazreku ka deklaruar se njëjtë duhet të veprohet edhe me gjobat e trafikut, që të mos jenë kushtëzim për regjistrimin e veturës.

“E mirëpres vendimin e sotëm të ministrit Hekuran Murati. Kjo ka qenë kërkesë e kahmotshme e industrisë së sigurimeve, e kemi diskutuar edhe me ministrin Murati këtë çështje. Duhet të veprohet njëjtë edhe me gjobat e trafikut. Pra presim tutje që Ministria e Punëve të Brendshme të marrë vendim tjetër që të hiqet ky kushtëzim dhe asnjë procedurë e regjistrimit të mos lidhet me kushtëzime sepse kjo do t’i lehtësojë procedurat e po ashtu mendoj që është antikushtetuese”, ka deklaruar Mazreku.

Ndryshe, Ministri Murati, ka njoftuar sot se e ka nisur në Qeveri Projekt-rregulloren mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të paguara të tatimit në pronë.

Murati thotë se pas miratimit të projekt-rregullores në Qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën.

“Aktualisht, për të regjistruar një veturë, pronari i veturës kërkohet që të nxjerrë edhe vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë. Kurse me projekt-rregulloren e re, pas miratimit të saj në qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën. Kjo e lehtëson procesin e regjistrimit të veturave, sepse heq një detyrim që në fakt ka qenë barrë e vetëm atyre që kanë paguar me rregull faturat e tatimit në pronë (dikush që s’ka paguar tatimin nuk ka provuar fare me nxjerrë këtë vërtetim)”, ka shkruar Murati.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments