Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeMattarella vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj

Mattarella vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj do të mirëpresë sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Presidenti i Italisë Mattarella, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ndërkohë në orën 11:10 të dy Presidentët do të japin një deklaratë për mediat nga “Pallati i Brigadave”.

Kujtojmë se Presidenti i Italisë mbërriti pasditen e djeshme në Tiranë, bashkë me ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.

Dy zyrtarët e lartë italianë u pritën dje në aeroportin e “Rinasit” nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments