Një deklaratë e kryeministrit Kurti se Kosova mund ta arrijë Kroacinë me rritje ekonomike ka shkaktuar reagime në opinion.
Analisti, që me profesion është matematicent, Bleron Baraliu, ka treguar përllogaritjet se si në fakt Kosova mund ta arrijë shtetin kroat
Ai në një postim në Facebook ka thënë se nëse Kroacia rriet me 1.96 për qind, Kosovës i duhet rritje prej 16% që të arrijë nivelin e saj brenda 10 vitesh.
Megjithatë, sipas tij kjo do të ishte e mundur me politika e politikanë që s’janë në skenë në Kosovë.
Postimi i plotë i Baraliut:
Sa për saktësi matematikore, nëse Kroacia rritet me 1.96% (mesatarja 1996-2020), Kosovës i duhet një rritje prej ~16% në vit që t’a arrij Kroacinë (GDP për capita) brenda 10 vitesh(4.4X rritje).
Kjo do të ishte e mundur gjithësesi në Kosovë, por me politika e politikanë krejt të tjerë se që janë në skenë. Unë, sa për shembull kalimthi, e kisha marrë në qafë një premtim të këtillë po t’ma lëshonte vendin Albini, por së pari qysh sot:
bugjetin nga €40m për Trepçë e kisha anulu në zero dhe aloku €40m shtesë në arsim (me theks STEM & teknologji informative),
monedhën e kisha ndërru në Lek (ose 2Miliardë subvencion per vit nga EU nëse kishin insistuar ta mbajmë Euron)
shëndetësinë e kisha bërë falas, 100% digjitale dhe preventive, brenda 12 muajsh
unionin politiko-ekonomik dhe t’mbrojtjes panshqiptare e kisha bërë prioritet jetik për 18 muaj
bugjetin e mbrojtjes €250 milionë brenda 3 vitesh
70% të punëtorëve të shtetit i kisha largu nga puna dhe dhuruar 12 muaj rrogë privatëve/nëse gjejnë punë tek privatët
në Kosovë i kisha instalu bazat e serverave për Evropën jugore (me Google Amazon Apple) pasi kisha sjelle internetin super te shpejte direkt nga Holanda/pika me afert
Nejse, këto janë matematika të rënda edhe për Besnik Bislimin e lëre për ju miq, plus që veç kam vendosur të rri në shkencë e jo politikë – dhe edhe ashtu mund të ndikoj në disa nga këta shembuj të kontribuoj nga jashtë, por sa për argëtim i keni tani këtu…
P.s. në Prishtinë, për program, kisha propozu vija underground qendër, flamur, emerald, prishtina mall dhe qendër fushë kosovë brenda një mandati, si dhe hekurudha ‘japoneze’ Pr; -Ferizaj-Gjilan-Pz-Pejë
P.p.s. me 8% rritje Ks për 10 vjet do të arrinte rritje 2.15x dhe ngelte në rreth 50% të Kroacisë. Plus që Kroacia, si Kosova, për shkak të kushteve njëjtë të jashtëzakonshme sivjet ka rritje po kaq sa Kosova, pra rreth 8%!.