Një grua është arrestuar pasi kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.
Sipas policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.
Të dyshuarës i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.
Në muajin qershor 2024, krahasuar me muajin qershor 2023 kishte edhe rritje të numrit të përfituesve nga: Skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike 13,8 për qind, skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(11,0); Skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (8,4%).
Po ashtu Skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/’91 deri në vitin shkollor 1998/’99 kishte rritje 5,7 për qind, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%), skema e pensioneve bazike të moshës (0,9%), skema për veteranët e luftës (0,7%) si dhe Skema e kompensimeve për personat e verbër (0,7%).