Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaMASHTI njofton se si do të mbahet mësimi një ditë pas balotazhit

MASHTI njofton se si do të mbahet mësimi një ditë pas balotazhit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se si do të mbahet mësimi një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohen këtë të diele.

MAShTI, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se komunat në të cilat shkollat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Gjithashtu, sipas MASHTI-t komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments