Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMAShTI investon 415 mijë € në çerdhen e re në Fushë-Kosovë

MAShTI investon 415 mijë € në çerdhen e re në Fushë-Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Fushë-Kosovë.

Ministrja theksoi se ndërtimi i saj është më se i nevojshëm për shkak të numrit të madh të banorëve që ka kjo komunë.

Nagavci është zotuar se punimet do të përfundojnë për dy vjet dhe i gjithë projekti do të kushtojë 415 mijë euro, e do të sistemohen 60 fëmijë.

Madje tha se për shkak të numrit të madh të banorëve në Fushë-Kosovë kanë buxheturar ndërtimin edhe të një çerdhe tjetër.

“Sot jemi në Fushë-Kosovë, në vendosjen e gurthemelit të çerdhes se re e cila pritet të përfundojë për dy vite, me koston 415 mijë euro do të jetë e përshtatshme për të pranuar 60 fëmije që do të vijojnë edukimin e hershëm, është një nga prioritete e qeverisë tonë ndërtimi i çerdhes”.

“…në Fushë-Kosovë është me se e nevojshme për shkak të numrit të madhe të banoreve, përveç kësaj çerdhe ne kemi buxhetuar dhe projektuar edhe një çerdhe te re, edhe të një në Fushë-Kosovë po ashtu edhe të një shkollë për të krijuar me shumë mundësi edhe për fëmijët e fushë Kosovës, në vitin e kaluar në Fushë-Kosovë e kemi pasur sukses edhe në krijimin e normave me shumë 150 mësimdhënës, duke zgjedhur kështu edhe pagesat për stafin e mësimdhënësve, me investimin e infrastrukturës do të krijohen mundësi më të mira për fëmijët e Fushë-Kosovës”.

Nagavci, nga këtu bëri thirrje për bashkëpunim komunave, duke premtuar shtimin e numrit të inspektorëve pas rastit të keqtrajtimit të një fëmije në një çerdhe në këtë komunë.

“Nga këtu do të shkojmë në Milloshevë ku do të vendosem gurë themelin e një çerdhe se re, vetëm gjatë kësaj jave kemi pasur vendosje të gjashtë gurë themeleve, ftojë komunat për bashkëpunim”.

“Ne kemi qenë në kontakt të menjëhershëm me drejtorin komunale të arsimit, edhe inspektorët kanë qenë menjëherë këtu, kërkesa jonë është që mos të reagohet vetëm në rastet kur ndodhin, çfarëdo keqtrajtimi apo abuzim më fëmijët. Në këtë pikë përveç një planifikimi edhe një intensifikimi të punës në Ministri synimi jonë është edhe bashkëpunimi më komunat edhe plotësimi i infrastrukturës më inspektorët shkollorë të cilët do të ndihmoni në këtë pikë”.

Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, tha se fal bashkëpunimit me Ministrinë Arsimit, numri i nxënësve po shtohet dhe se këtë vit kanë filluar mësimin edhe me 30 paralele të reja.

Ai tha se kanë filluar ndërtimin edhe një shkolle të re dhe kanë miratuar buxhetin edhe për shkollën tjetër. Madje tha se brenda katër muajve të ardhshëm në do t’i kenë tri shkolla të reja.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe për neve, në kemi filluar ndërtimin edhe një shkolle tjetër në një zonë tjetër të Fushë-Kosovës kemi miratuar buxhetin edhe për shkollën tjetër, brenda katër muajve të ardhshëm në do të kemi tri shkolla të reja, fal bashkëpunimit cilësore që e kemi me Ministrinë Arsimit, numri i nxënësve po shtohet në këtë shatorë kemi 30 paralele të reja të hapura. Faleminderit ministres për krejt çka benë në fushe Kosovë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments