Në vazhdën e hapjes së konkurseve të ndryshme për mbështetje financiare për nxënës e studentë, MASHTI sot ka shpallur konkurs për studentët e universiteteve publike në programet bachelor dhe master për vitin akademik 2021-2022.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook sipas së cilës konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor 2021 deri më 8 nëntor 2021, në ora 16:00.
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në adresën e internetit https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318.
Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MASHTI-t. Studentët përfitues do të pranojnë SMS, si dhe njoftimin përmes postës elektronike për rezultatin.
Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë ditësh, pas shpalljes së rezultateve.