Kosova është nën masa shtrënguese si pasojë e Covid-19. Derisa gastronomia është mbyllyr, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të mblidhen në qendër të Prishtinës.
Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë sonte policia ka gjobitur disa qytetarë për shkak se të njëjtit kishin thyer masat duke u mbledhur më numër të madh.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me ardhjen në pushtet vendosi për mbyllje të gastronomisë për një periudhë 11 ditëshe.
Të shumtë janë ata që nuk u pajtuan me një vendim të tillë, përfshirë bizneset.