Pesë persona janë vrarë dhe tetë kanë mbetur të plagosur pasi një burrë hyri në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar të Kroacisë dhe shtiu drejt njerëzve, përfshirë nënën e tij, e cila vdiq gjithashtu, raportojnë mediat kroate.
Sulmuesi, për të cilin raportohet se është veteran i luftës, e vrau nënën e tij, disa banorë e punonjës.
Ai iku, por u kap shpejt nga Policia pranë një kafeneje.
Pesë persona humbën jetën në vend, ndërsa disa janë ende duke u trajtuar. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, ndërsa dy jashtë rrezikut për jetë.