Lautaro Martinez do të rinvojë kontratën e tij.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me Martinezin për vazhdimin e kontratës.
Futbollisti kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 por tani do ta vazhdojë atë edhe për dy vite të tjera deri në vitin 2025.
Sulmuesi u lidh gjatë merkatos së verës me një kalim në Angli pasi kishte interesim nga Arsenali dhe Tottenhami por duket se ai është i lumtur në Itali.
23-vjeçari do të nënshkruajë kontratën me ‘Nerazzurët’ pas rikthimit nga ndeshjet e Kombëtareve.
Lautaro është ftuar nga Argjentina për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.