Këtë vikend përballen Interi dhe Napoli.
Interi e pret në shtëpi Napolin të dielën nga ora 18:00.
Ky duel është shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, momentalisht në renditje prin Napoli me 32 pikë, kurse Interi është e treta me 25 pikë.
Për këtë duel ‘Nerazzurët’ pritet të bëjnë një ndryshim në repartin e sulmit.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Simone Inzaghi pritet të startojë me dyshen Lautaro Martinez dhe Angel Correa.
Correa do të zë vendin e Edin Dzekos i cili po starton në pothuajse çdo ndeshje, por për këtë duel duket se Inzaghi do ti besojë argjentinasit.