Monday, October 21, 2024
HomeBotaMariupol në situatë kritike, forcat ruse rrethojnë qytetin, flet kryetari

Mariupol në situatë kritike, forcat ruse rrethojnë qytetin, flet kryetari

Qyteti kyç i Mariupolit në juglindje të Ukrainës është “i rrethuar” nga forcat ruse, tha nënkryetari i qytetit për CNN të enjten.

“Ushtria jonë ukrainase dhe Garda Kombëtare janë shumë të guximshme, ata qëndrojnë dhe luftojnë për Ukrainën, për Mariupolin. Por situata është mjaft kritike”, tha nënkryetari i bashkisë, Sergei Orlov duke i bërë thirrje Perëndimit të ofrojë mbështetje të mëtejshme ushtarake.

“Ne kërkojmë ndihmë ushtarake dhe presim ndihmë ushtarake”, tha Orlov, transmeton Indeksonline.

“Forcat tona të brendshme janë shumë të guximshme, por ne jemi të rrethuar nga ushtria ruse, e cila ka më shumë njerëz në ushtrinë e tyre”.

Orlov tha se Mariupol ishte përballur 26 orë me granatime të vazhdueshme, duke paralajmëruar se qyteti tani po përballet me një krizë humanitare.

Nuk kemi energji elektrike në të gjithë qytetin, nuk kemi ujë, nuk kemi sisteme sanitare, nuk kemi ngrohje”, shtoi ai.

Nënkryetari i bashkisë tha gjithashtu se bombardimet ruse kishin shënjestruar ndërtesa të shumta civile, duke përfshirë shtëpi, kopshte dhe shkolla, por shtoi se numri i viktimave civile në qytet mbetet i paqartë.

“Ne nuk e dimë se sa, nuk mund t’i mbledhim të gjithë trupat dhe nuk mund t’i numërojmë”, tha Orlov./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments