Tuesday, December 31, 2024
HomeLajmeKosovaMaqedonci: Ushtria jonë më e fuqishme se kurrë për të mbrojtur sovranitetin...

Maqedonci: Ushtria jonë më e fuqishme se kurrë për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e fundvitit për medie, ka thënë se për këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 97 për qind të buxhetit që ka qenë i dedikuar për mbrojtjen.

Ai ka thënë se gjatë këtij mandati kanë dyfishuar numrin e ushtarakëve.

“Kemi pasur katër objektiva. Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, më e përgatitur dhe e trajnuar se kurrë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë. Gjatë mandatit tonë deri tani janë rekrutuar 1971 ushtarak të rijnë, ndërsa jemi në proces të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve duke quar në numrin total në  2271. Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Gjatë katër viteve janë shpenzuar mbi 270 milion euro në blerjet ushtarake, pra të armatimit”, tha Maqedonci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments