Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit në aleancën më të fortë ushtarake në bot, pas vendimit të së hënës nga Asambleja Paralamnetar e NATO-së.
Në mbledhjen e asamblesë me shumicë vota u vendos që Kosova të ketë statues të avancuar në këtë asamble pasi deri tash ishte vetëm si vëzhgues.
Maqedonci ka thënë se nga tash Kosova do të ketë të drejtën propozimi e komentimi të çdo procesi që trajtohet nga Asambleja e NATO-s.
“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci.
Asambleja Parlamentare e NATO-s me shumicë vota të hënën ka miratuar statusin e Kuvendit të Kosovës.
Vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime/