Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMaqedonci: Nuk do të lejoj që dikush tjetër pos meje të jetë...

Maqedonci: Nuk do të lejoj që dikush tjetër pos meje të jetë dera e Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar sërish situatën me ushqim në FSK.

Ai ka thënë se e ka njoftuar edhe presidenten Osmani për situatën, për të cilën tha se nuk ka qenë e madhe siç është raportuar në media.

Maqedonci ka komentuar edhe raportet me zv/ministrin Maqedonci.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë se unë jam dera, e cila është e hapur, për të gjithë ata që kanë çështje rreth Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nuk ka nevojë, dhe nuk do të ketë nevojë, por edhe nuk do të lejoj, që dikush tjetër të jetë dera e Vetëvendosjes apo cilësdo strukturë, brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Maqedonci.“E kam siguruar dhe gjithashtu e kam njoftuar se që në asnjë moment, asnjë pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur mungesë të ushqimit, pavarësisht që është stërmadhuar çështja e ushqimit, në asnjë rast dhe asnjë ditë, asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka mbetur pa ushqim”, deklaroi Maqedonci në Dukagjini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments