Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 210 vjetorit të krijimit të trupës së Karabinierëve.
Maqedonci ka thënë se kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ai i ka falënderuar për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR.
“Me ftesë të komandantit të MSU KFOR, Kolonel Massimo Rosati, dje kisha kënaqësinë që të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 210 vjetorit të krijimit të trupës së Karabinierëve. Kolonelit Rosati dhe autoriteteve të tjera të pranishme në këtë ceremoni u shpreha falënderimin për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR, e në këtë kontekst kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci në Facebook.